Kuvendi i Komunës së Podujevës ka votuar pro vendimit për heqjen e ndalimit të bizneseve që punojnë gjatë ditës së dielë.
Kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi përmes një postimi ka bërë të ditur se ky vendim i miratuar këtë të hënë do të hyjë në fuqi nga 30 shtatori.
“Sot Kuvendi Komunal me shumicë votash votoi për pezullimin e vendimit ku i ndalon bizneset që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre gjatë ditës së diel. Ky vendim hyn në fuqi deri më 30 shtator të këtij viti, deri atëherë u dakorduam që në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit Komunal të hartojmë një draft rregullore të re që rregullon një herë e mirë këtë çështje” ka shkruar Bulliqi.
-
Disa biznese në Podujevë protestojnë kundër lejimit të punës ditën e diel
-
Bizneset në Podujevë lejohen të punojnë në dy të dielat e ardhshme
-
Podujeva ndalon posedimin e telefonit gjatë mësimit nga nxënësit dhe mësimdhënësit
-
Podujeva ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike
-
Në Podujevë kërkohet që bizneset të punojnë të dielave me rotacion