Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë marrë vendim që të lejohen bizneset të punojnë në dy të dielat e ardhshme. Ky vendim, sipas një njoftimi të Komunës është marrë me qëllim që të shmanget grumbullimi i qytetarëve gjatë festave të fundvitit.
“Për nder të festave të fundvitit dhe duke pasur parasysh se në komunën tonë kanë ardhur një numër i madh mërgimtarësh, Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Podujevës, kanë marrë vendim që dy të dielat e ardhshme (27.12.2020 dhe 03.01.2021) të lejohet puna e bizneseve në territorin e komunës sonë, sipas orarit të përcaktuar me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.
“Vendimi është marrë me qëllim që të shmanget grumbullimi i madh i qytetarëve gjatë ditëve të tjera të javës, të cilët kryejnë furnizimet nëpër qendra tregtare e dyqane për festën e Vitit të Ri, por edhe të krijojmë lehtësira për mërgimtarët që kanë ardhur për të festuar me familjet e tyre”.
Përjashtim nga ky vendim bëhet vetëm për barnatoret, të cilat vazhdojnë të punojnë me kujdestari sikur deri tash.
-
Në Podujevë kërkohet që bizneset të punojnë të dielave me rotacion
-
Kuvendi i Podujevës heq pezullimin për punën e bizneseve gjatë së dielës
-
Bizneset në Podujevë kërkojnë rishikimin e rregullores për orarin e punës për të dielën
-
Disa biznese në Lipjan kundër që të ndalohet puna të dielave dhe gjatë festave
-
Bizneset me qëndrime të ndryshme nëse duhet të punohet të dielave