Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Mamushës me shumicë votash nuk e kanë miratuar propozimvendimin e kryetarit Abdylhadi Krasniq për bartjen e të hyrave vetjake të pashpenzuara të vitit 2017 në buxhetin e vitit 2018, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas sqarimit të dhënë nga Kryesia e KK-së së Mamushës përmes rrjeteve sociale ky propozimvendim është kundërshtuar për shkak se të hyrat vetjake të grumbulluara nga qytetarët nuk mund të shpenzohen për kategorinë e pagave dhe për faktin se kryetari nuk e ka prezantuar marrëveshjen me “Caritas Kosovën” për zbatimin e projektit të kujdesit shëndetësor shtëpiak.
Ndërsa në ueb faqen zyrtare të Komunës së Mamushës është postuar një njoftim i shkurtër, ku konfirmohet mosmiratimi i propozimit të kryetarit për bartjen e të hyrave vetjake të pashpenzuara.
“Kuvendi i Komunës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme sipas propozimit të kryetarit të Komunës. Me shumicë votash nuk është miratuar propozimi i kryetarit për bartjen e të hyrave vetjake nga viti 2017 në vitin 2018”, shkruan në njoftim.
ecuria e kësaj seance të jashtëzakonshme, ku pikë e vetme e rendit të ditës ka qenë shqyrtimi i propozimvendimit të sipërpërmendur, ka bërë që përplasjet mes kryetarit Krasniq dhe kryesisë së KK-së të barten edhe në rrjetet sociale. Kryetari i Komunës, Abdylhadi Krasniq, është pjesë e KDTP-së, derisa kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Ilyas Bayraktar është nga radhët e KTAP-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Miratohet bartja e të hyrave vetjake në vlerë prej 60 milionë eurosh
-
VV-ja e quan keqmenaxhim bartjen e 3 milionë eurove të hyra nga Fushë-Kosova
-
Në Prizren barten 2.7 milionë euro të pashpenzuara nga të hyrat vetjake
-
Shpenzime të paarsyetuara nga kredit kartela e kryetarit të Mamushës
-
Barten 3.2 milionë euro të dy vjetëve paraprakë