Nesër nga ora 10:00 do të fillojë seanca, në të cilën si pikë e rendit të ditës është edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, që do t’i hapë rrugës shkuarjes në zgjedhje.
Si pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa, shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë është pikë e dytë e rendit të ditës.
22 gushti u caktua si datë në Kryesi të Kuvendit të Kosovës, derisa tashmë janë dorëzuar nënshkrimet nga partitë e mëdha për shpërndarje të Kuvendit.