Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, të premten, kanë miratuar vendimin për bartjen e 120 mijë eurove me qëllim të menaxhimit të situatës së krijuar me virusin korona.
Në seancën e jashtëzakonshme zyrtarët e pushtetit lokal kanë pohuar se kjo shumë e mjeteve do të përdoret për përkrahjen e familjeve nevojtare, blerjen e materialeve mbrojtëse, si dhe dezinfektimin e hapësirave publike, shkruan KOHA.
Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, ka sqaruar se në propozim-vendim parashihet bartja e mjeteve në shumën e sipërpërmendur nga Drejtoria e Administratës dhe Drejtoria për Buxhet e Financa.
“Këto mjete parashihet të shfrytëzohen vetëm për menaxhim të situatës për shkak të virusit COVID-19... Gjithë këto mjete parashihen për pako financiare, që kemi kërkesë nga një pjesë e qytetarëve tanë për shkak të rrethanave të krijuara dhe gjendjes sonë financiare. Por parashihen edhe për dezinfektimin e hapësirave publike dhe furnizimin me mjete mbrojtëse”, ka thënë Shabani, teksa u ka bërë thirrje këshilltarëve që ta përkrahin këtë propozim.
Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.
-
Dragashi ndihmon qytetarët e prekur nga COVID-19
-
Ferizaj ndan 200 mijë euro për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi
-
Kuvendi i Malishevës miraton kërkesën për bartjen e 150 mijë eurove për menaxhimin e pandemisë
-
Komuna e Malishevës ndan 150 mijë euro për menaxhimin e situatës me Covid-19
-
Vushtrria ndan 200 mijë euro për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi