Komuna e Dragashit ka marrë vendim për të ndihmuar financiarisht, personat që kanë dalë pozitiv me Covid19, si dhe familjarët e ngushtë të personave të vdekur si pasojë e virusit.
Sipas njoftimit, shuma e përgjithshme e ndarë për këta persona është 120 mijë e 860 euro.
“Për personat e shpallur me SARS Cov2 nga IKSHPK shuma e subvencionimit do të ndahet proporcionalisht në bazë të aplikacioneve dhe buxhetit. Për familjarët e ngushtë të personave të vdekur me SARS CoV2, shuma e subvencionimit do të jetë 950 euro”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Fushë-Kosovës s’ua jep 100 eurot e premtuara të prekurve nga COVID-19
-
Komuna e Prishtinës subvencionon mbi 10 mijë qytetarë që e kaluan COVID-19 me nga 50 euro
-
Rritet numri i komunave që ndajnë subvencione për të infektuarit me koronavirus
-
Suhareka ndan nga 100 euro për të prekurit me COVID-19, nga 200 për familjet që humbën të afërmit
-
Obiliqi ndan 100 euro për çdo të infektuar me COVID-19