Kuvendi Komunal i Ferizajt, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në Teatrin "Adriana", me respektimin strikt të udhëzimeve të profesionistëve shëndetësorë, distancës sociale e masave tjera mbrojtëse, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve në shumë 200.000 euro në mbështetje të luftës kundër Covid-19.
Në fjalën e tij adresuar anëtarëve të Kuvendit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu paraqiti një përmbledhje të masave që ka marr Komuna në përballimin e kësaj situate.
"Sot, qeveria ime – përveç masave të ndërmarra deri më tani e ndjen të nevojshme të shtoj mbështetjen për institucionet shëndetësore, për qytetarët në nevojë, e për çdo mungesë eventuale në ditët tona të ardhshme të betejës. Andaj, për menaxhimin e kësaj situate propozova të ndahet fondi prej 200 mijë euro për secilën armë në dobi të luftës sonë kundër koronavirusit", tha ai, raporton KP-ja.
Kryetari Aliu elaboroi veçanërisht masat e ndërmarra nga qeveria lokale, si dhe falënderoi të gjithë kontribuuesit që kjo situatë të tejkalohet më lehtë e pa pasoja në mesin e qytetarëve.
Diskutime pati edhe nga anëtarët e Kuvendit të të gjitha subjekteve politike. Me votat e të gjithë të pranishmëve për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Komunës i dha ‘dritën jeshile’ propozimit që të ndahen 200.000 euro në luftën kundër koronavirusit.
-
Ferizaj me masa shtesë kundër COVID-19
-
Kurti pas vizitave në Lipjan e Ferizaj bën thirrje për respektim të masave për parandalimin e koronavirusit
-
Komuna e Malishevës ndan 150 mijë euro për menaxhimin e situatës me Covid-19
-
Kuvendi i Dragashit bart 120 mijë euro për menaxhimin e situatës aktuale
-
Vushtrria ndan 200 mijë euro për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi