Pas konfirmimit të 35 rasteve të reja me COVID-19 në Ferizaj, kryetari i kësaj komune, Agim Aliu mblodhi sot Shtabin Emergjent, për të diskutuar në lidhje me veprimet e ardhshme në përballimin e gjendjes aktuale me koronavirus.
Nga takimi dolën përfundimet që të riorganizohen kapacitetet operuese në terren të ekipeve emergjente për organizimin në lidhje me vendbanimet e vendosura në karantinë.
Sipas masave mbrojtëse shtesë, marketet dhe furrat, por edhe gjithë shërbimet ushqimore, urdhërohen të shtojnë masat mbrojtëse, marketet të mbajnë strikt distancën sociale mes konsumatorëve, të dezinfektojnë shportat e shërbimit.
Po ashtu, furrat e bukës duhet së paku të kenë dy punonjës një për shërbimin e ofrimit të produktit, ndërsa tjetri për kryerjen e pagesave, me masa mbrojtëse, që të shmanget kontakti i infeksionit eventual nga qarkullimi i monedhave.
Në takim u bë e ditur se masa e karantinimit në këtë komunë po respektohet me përpikëri nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.
-
Ngritja enorme e rasteve me COVID-19 alarmon Ferizajn
-
Policia në Ferizaj shqiptoi 33 gjoba e mbylli një lokal për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Policia në Ferizaj shqipton 344 gjoba dhe 106 vërejtje për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Mbi 2500 raste me COVID-19 në Ferizaj që nga fillimi i pandemisë
-
Shtabi Emergjent mobilizohet për gjetjen e hapësirave spitalore në Ferizaj