Kuvendi ka formuar Komisionin hetimor parlamentar, në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars.
Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë. LDK, VV dhe PSD i kanë 5 anëtarë dhe PDK, AAK, Lista Serbe, Nisma dhe 6 Plus i kanë 6 anëtarë.
Kryesues i këtij komisioni do të jetë Xhelal Sfeçla nga VV, ndërsa zëvendës kryesues do të jetë Driton Selmanaj.
Anëtarë të këtij komisioni janë Anton Quni nga LDK, dhe Hajdar Beqa e Ganimete Musliu nga PDK, nga VV Sami Kurteshi dhe nga PSD Dardan Molliqaj. Nga AAK anëtar i Komisionit është Muharrem Nitaj, Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate, dhe Bahri Shabani nga 6 Plus.
Komisioni ka afat 4 muaj që t’i propozojë Kuvendit raportin e tij.
-
Përgjegjësia për dëbimin e shtetasve turq i bie Thaçit, Kuvendi e miraton mes përplasjesh raportin e Komisionit
-
VV-ja dhe LDK-ja kërkojnë seancë të jashtëzakonshme lidhur me dëbimin e shtetasve turq
-
Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq miraton draft-raportin
-
Komisioni hetimor s’ka kujt t’ia paraqesë raportin për dëbimin e shtetasve turq
-
31 shkeljet rreth dëbimit të shtetasve turq, që do t`i trajtojë Prokuroria Speciale