Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvajti synon thellimin e partneritetit me Kosovën

Prishtinë, 6 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Fayez Mishari Al Jassim.

Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë, që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit të vazhdojë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks në fushën e ekonomisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori Al Jassim e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për arritjet e tij dhe vuri në dukje se Kuvajti është një mbështetës i madh i Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ambasadori Al Jassim theksoi synimin e shtetit të Kuvajtit për thellimin e partneritetit me Kosovën, si dhe për investimet ekonomike që do t’i hapnin rrugë zhvillimit ekonomik.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe Ambasadori Al Jassimi u dakorduan për hartimin e agjendës ekonomike për investime të tjera të përbashkëta.