Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në një njoftim për vendimin, Kushtetuesja ka thënë se pesë nene të këtij ligji bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Në fund, Kushtetuesja e ka shpallur të pavlefshëm në tërësi këtë ligj. Vendimin e ka marrë me pesë vota pro dhe katër kundër.
Ligji ishte dërguar për vlerësim në Kushtetuese nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ligji ishte miratuar në shkurt të 2023-s dhe që nga ajo kohë gjendej në Kushtetuese. PDK-ja ndër tjerash kundërshtonte nenin që ka të bëjë me statusin e Byrosë.
PDK-ja e pati kontestuar në tërësi ligjin, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte thënë se dërgimi i ligjit në Kushteutese “ka qëllim zvarritjen e reformës në drejtësi”.
Edhe
Shfuqizohet edhe vendimi për miratimin e Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
Ligji ishte miratuar në fillim të shkurtit, me mbështetjen edhe të Lidhjes Demokratike.
Ligji parashihte rregullimin e mënyrës dhe procedurat e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme dhe themelimin, organizimin dhe kompetencat e kësaj byroje.
Byroja e konfiskimit të pasurisë ka qenë një prej premtimeve kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje.
-
Shfuqizohen vendimet e Kuvendit me të cilat u miratuan 13 ligje, përfshirë ai për Byronë
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë, IKD-ja kërkon ndryshime para miratimit të ligjit
-
Gërvalla: Krijimi i Byrosë domosdoshmëri, pasuria e pajustifikueshme t’u kthehet qytetarëve
-
Kushtetuesja shfuqizon aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik