Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kush ishte e çka thanë në Bashkësinë Islame të Kosovës për Bajram

Ashtu siç e do tradita, krerë të shtetit kanë nisur festën e Bajramit të Madh në Bashkësinë Islame të Kosovës.

I shoqëruar nga kabineti i tij, shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka përçuar mesazhe solidariteti pas takimit që pati me myftiun e Kosovës.

Por Haradinaj u zu ngushtë kur u pyet nëse ka kryer ritet fetare të faljes së Bajramit të Madh, raporton KTV.

Ndonëse me vonesë, edhe kreu i kuvendit, Kadri Veseli, qëndroi në BIK, prej nga kërkoi solidaritet për nevojtarët.

Nikoqiri i këtij takimi, Naim Tërnava, ka shfrytëzuar festën e Bajramit që t’u bëjë presion institucioneve që t’i ndihmojnë ata për ndërtimin e Xhamisë së Madhe.

Bashkësinë Islame të Kosovës e vizituan edhe personalitete tjera institucionale dhe fetare.