Helidon Bendo është propozuar nga Edi Rama në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës. Konfirmimi vjen nga vetë kryeministria përmes një njoftimi zyrtar.
Emri i Bendos u propozua nga ana e Ramës, ndërsa u miratua nga presidenti Ilir Meta pas një takimi 30 minutësh në Presidencë, bën të ditur Syri.net.
Helidon Bendo ishte emëruar si zëvendësdrejtor i SHISH më 22 prill të vitit 2016.
Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.
Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH, ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: inspektor terreni, kryetar dege, drejtor Drejtorie në disa qarqe të vendit dhe drejtor Drejtorie në AQ.
Bendo ka lindur më datën 12 maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.
Edhe
Helido Bendo dekretohet në krye të SHISH-it
Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.
Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. Z.Bendo i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.
Në formularin e vetëdeklarimit rezulton se Bendo ka emigruar disa herë në Greqi në vitet 1991-1993 mes periudhave të verës.