21:37 -Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias në Rubikon të KTV-së ka thënë se para fazës së zbatimit, ekziston rreziku që ligji të dobësohet në Kuvend.
E kjo sipas saj, mund të ndodh pasi ndodh që deputetët nuk e kuptojnë ligjin ose për shkak të interesave të ndryshëm.
“Në këtë moment ne si shoqëri duhet me organizu që m’i bind deputetët që me kalu këtë ligj, normalisht që përmirësimet janë të mirëseardhura por mos me tejkalu qëllimin e ligjit”, theksoi ajo.
“Nëse ministria e Drejtësisë e merr me seriozitet kalimin e akteve ligjore qysh e ka marrë draftin, kjo ish dashtë me qenë një hap që ndihmon në zbatim të ligjit”, shtoi tutje Kusari duke shpjeguar se nëse nuk ka akte nënligjore e përcaktojnë se qysh zbatohet ligji.
“Nëse nuk ka akte nënligjore, nuk ka zbatim të ligjit”, ka thënë Kusari. Rol të veçantë, sipas saj, duhet të luaj edhe sektori privat.
Edhe
Kusari: Sinjalizimi mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin
“Sidomos tash e kanë kohën që të intervenojnë në Kuvend përmes sugjerimeve por edhe pastaj gjatë zbatimit ata duhet me pasë rol aktiv. Në të kundërtën munden me pasu dënimet vetëm pse nuk janë interesu për ligj. E këtu barra kryesore u bie odave sepse në fund të fundit për atë janë odat, m’i përfaqësu interesat e tyre”, përfundoi ajo.
Jahjaga do kampanja vetëdijesimi për sinjalizuesit
21:15 - Ishte Këshilli Komëbtar i Sigurimit, kur në vitin 2015, presidentja e atëhershme, Atifete Jahajaga që përmendi mbrojtjen institucionale të sinjalizuesve. Në një intervistë për Rubikon të KTV-së ajo foli për rëndësinë që ka ndryshimi i termit prej informator në sinjalizues.
“Titulli me të cilët u është referuar si informatë e që në të shumtën e rasteve është aluduar në diçka tjetër, në shumë raste janë trajtuar edhe si spiunë. Në një mënyrë i ka dekurajuar sinjalizuesit nëse kanë pasur informacione të denoncojnë një vepër apo një shkelje”, ka thënë ajo.
Jahjaga theksoi se fillimisht duhet të ketë fushata vetëdijesimi për institucionet në mënyrë që të kuptojnë dhe ta njohin ligjin.
“Duhet të ketë kampanja që i parasheh të dy anët e ligjit”, ka thënë ajo duke shpjeguar se këto fushata duhet të përfshijnë edhe ato informacione që tregojnë se çka ndodh në rast të dhënies së një informacioni të rremë apo në rast të shpifjes.
Miftaraj: Zyrtarët për pranim të sinjalizimeve mos të jenë njerëz të politikës
20:55 -Projektligji i ri për sinjalizuesit obligon institucionet që të jetë një person apo njësi, varësisht prej vendit të punës, i cili do të merret me sinjalizimet. Pra, sinjalizuesit do të raportojnë të ky zyrtar, i cili është i detyruar që të shkruaj atë raport dhe pastaj të nënshkruhet nga të dyja palët.
Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi për Rubikon të KTV-së theksoi se këta zyrtar nëpër institucione shtetërore nuk duhet të caktohen nga politika dhe duhet ta njohin mirë ligjin.
“Mos të caktohen njerëz të cilët ende pa e marrë raportin mirë, shkojnë e raportojnë te shefi. Në institucionet publike është shumë lehtë që të shkatërrohen dëshmitë dhe sinjalizuesin nga një person i cili ka pasë qëllim të mirë për të raportu një korrupsion, një shkelje të brendshme, i njëjti pastaj të bëhet cak qoftë nga institucionet, qoftë nga mediet”, ka thënë ai.
Miftaraj përmendi edhe rëndësinë e një diskutimi publik për rolin e agjencisë kundër korrupsion.
“Agjencioni kundër korrupsion ka tashmë probleme serioze në përmbushjen e obligimeve ligjore. Ne kemi thënë që duhet të jetë një debat publik se cili duhet të jetë roli i kësaj agjencie. Ne ende pa i japur përgjigje kësaj, ne po i japim kompetenca shtesë me këtë ligj”, shpjegoi Miftaraj.
Edhe
Si t’i sinjalizojmë keqpërdorimet?
Gazetarja Thaçi-Mehmeti flet për sinjalizuesit që u përjashtuan nga puna
20:50 - Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti në debatin për rolin e sinjalizuesve në shoqëri, në emisionin Rubikon të KTV-së, foli për rastet kur sinjalizuesit që kishte u përjashtuan nga puna.
Ajo shpjegoi se ende pa e ditur se cilët janë sinjalizuesit, eprorët e agjencisë për të cilën ajo raportoi, kishin kuptuar se kush janë sinjalizuesit dhe i kishin përjashtuar nga puna.
“Për një vit kam raportuar për një agjenci dhe kam pasur sinjalizime të shumta, informacionet kanë qenë të sakta dhe dokumentet e bollshme. Eprori ka marrë vesh para meje se kush janë sinjalizuesit dhe janë përjashtuar nga puna. Në atë ditë unë kam kuptuar se kush janë ata”, ka thënë ajo.
“Më këtë ligj po besoj që do të kemi më tepër sinjalizues sepse ka njerëz të tillë brenda institucioneve të cilët duan të raportojnë dhe duan të tregojnë për keqpërdorimet që ndodhin brenda por janë frikësuar për shkak të ndëshkimeve që ju ndodhin”, përfundoi Thaçi Mehmeti.
Ministria e Drejtësisë jep detajet e projektligjit për sinjalizuesit
Projektligji për sinjalizuesit tashmë prek edhe sektorin privat. Pra, të gjithë ata që kanë një informatë, e cila dëshmon se brenda institucionit ku punon po bëhet ndonjë shkelje apo keqpërdorim, atëherë ai do të mbrohet, madje edhe nëse nuk është punëtor permanent por vetëm praktikant.
Altin Ademi, këshilltar i ministrit të Drejtësisë, në Rubikon të KTV-së, theksoi se ky projektligj mundëson jo vetëm mbrojtjen e sinjalizuesit por vetë sinjalizimin.
“Risi tjera të këtij projektligji janë se është zgjeruar referenca jo vetëm ndaj zyrtarëve që janë në vendin e tyre të punës por edhe ata që janë duke bërë praktikë, ata të cilët mund të kenë edhe vetëm marrëdhënie kontraktuale me një institucion të caktuar. Risi mbase e veçantë është edhe sektori privat”, ka thënë ai.
Ademi bëri të ditur se fushëveprimtaria e këtij projektligji mbulon shkeljet, mos plotësimet e detyrimeve ligjore, keqadministrimin e drejtësisë, rrezikun ndaj shëndetit publik, keqpërdorimin e parasë publike.
“Mbrojtja, e cila me projektligjin e kaluar nuk ka qenë shumë mirë e sqaruar, me këtë projektligj të ri parashihet t’i ofrohet çdo sinjalizuesi i cili jo vetëm në fazën e zhvillimit të procedurës por edhe pas përfundimit të procedurës por me kërkesë të tij edhe pas përfundimit të punës”, shpjegoi Ademi.
Kjo mund të bëhet në rast se sinjalizuesi ka marrë ndonjë kërcënim pas raportimit dhe përfundimit të procedurave.
Edhe
Kusari thotë se me paketën anti-shpifje, Rama po mundohet t’i kontrollojë mediat
Projektligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është miratuar nga qeveria më 12 qershor 2018.