Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila thotë se po shkatërrohet Liqeni i Radoniqit.
Sipas saj, po shkatërrohet zona e mbrojtur, po keqpërdoren paratë publike e ka rrezik të ndonjë epidemie.
Ajo ka shpjeguar se atje është ndërtuar një objekt hotelier e që kjo nuk duhet të ndodhë dhe, sipas saj, prokuroria duhet të merret me këtë çështje.
Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës, në pikën jashtë rendit të ditës, ka shpjeguar se në atë zonë nuk guxon të ndërtohet.
“Skandali në këtë qeveri ka arritur deri në atë pikë, sa në pronën publike është ndërtuar hoteli, në zonën e mbrojtur. Me paratë publike është keqpërdorur një proces që është quajtur publik e dikur ka dalë privat. Në vend të shtëpisë së rojës sot kemi një hotel’, ka thënë ajo.
Edhe
Kusari-Lila: Keqpërdorimet po thellohen e shteti po rrezikohet – zgjedhjet të ndodhin sa më parë
Kusari- Lila ka kërkuar që prokuroria të merret me këtë çështje.
Sipas saj mund të ketë epidemi për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në liqen nga ky hotel.
-
KRU “Gjakova” mohon pohimet e deputetes Lila-Kusari për rrezikun nga “Radoniqi”
-
Kusari-Lila për propozimin e LDK-së: Nuk është në të mirën e qytetarëve
-
Ramadani: Komunikimi me Radoiçiqin, tradhti e parimeve me të cilat Vetëvendosja arriti në pushtet
-
Opozita s’i ka numrat për ta kërkuar hetimin dhe shkarkimin e Kusari-Lilës