Qytetarët e Gjakovës u lavdëruan kur bënë ndryshimin, duke zgjedhur në krye të komunës një femër të shkolluar jashtë vendit.
Por tash kur kryetarja është në vitin e fundit të mandatit të saj katërvjeçar, dëshpërimi me qeverisjen nuk është tejkaluar, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë të rinjtë ata që ankohen më së shumti, për çka thonë se u ishte premtuar punësim.
Edhe opozita thotë se për shkak se në Gjakovë nuk u ofrua mirëqenie dhe perspektivë, shumë të rinj u larguan nga ky qytet.
Kryetarja Kusari -Lila e pranon se nuk ka mundur të bëjë aq sa ka premtuar por fajin e hedh te shumë pengesa që i dolën në rrugë gjatë qeverisjes nga niveli qendror.
Megjithëkëtë, Kusari -Lila thotë se shumë projekte i ka përfunduar e shumë të tjera i ka çuar deri në gjysmë, për çka kërkon edhe një mandat shtesë që t’i realizojë përfundimisht.