Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari - Lila, e cila po merr pjesë në Forumin e liderëve parlamentarë në Kongresin Amerikan në Washington, ka folur për të arriturat dhe sfidat e shtetit të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të shteteve pjesëmarrëse që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin shtetin e ri demokratik të Evropës.
“Kosova është demokraci parlamentare për 18 vite dhe shtet i pavarur për 11 vite. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur gjashtë palë zgjedhje parlamentare dhe sfidat tona lidhur me procesin, por gradualisht kemi përparuar në organizimin e procesit zgjedhor. Sfida e Parlamentit të Kosovës janë mbajtja e fokusit në proceset zhvillimore dhe stabiliteti politik e avancimi demokratik. E kemi kuptuar se nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm pa demokraci të qëndrueshme”, tha Kusari-Lila, thuhet në njoftimin për media të zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.
Deputetja Kusari - Lila në emër të delegacionit të Kosovës, falënderoi kongresistët David Price (D) dhe Vern Buchanan (R), bashkëkryesuesit e programit për partneritet demokratik të Kongresit, si dhe përfaqësuesit e USAID, NDI dhe IRI, për ndihmën për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.
-
Kallas: Liderët politikë në Kosovë të angazhohen për formimin e shpejtë të institucioneve
-
Kusari-Lila fton partitë e ish-opozitës t’i thërrasin ndërgjegjes
-
Kusari-Lila: Ideale do të ishtë shkuarja në zgjedhje
-
Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re, sot në “60 Minuta” me Mimoza Kusari-Lilën
-
Kusari-Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë konstituimin e institucioneve