Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që ky vit të jetë vit i zgjedhjeve në Kosovë, duke shtuar se kjo nuk do të ishte e jashtëzakonshme.
“Në mars hyjmë në vitin e katër qeverisës. Sipas kalendarit zgjedhor ka mundësi që deri në fund të vitit të organizojmë zgjedhje të rregullta të cilat do të jenë në përputhje me kalendarin zgjedhor, i cili në të kundërtën do të ishte në shkurt të vitit 2025...Por, para dhe pas në periudhën 60 ditore ka mundësi të diskutimit ndërmjet subjekteve politike me presidenten e vendit për të gjetur një datë të përbashkët. Prandaj, nuk do të ishte risi nëse Kosova do të ballafaqohet me proces zgjedhur këtë vit. Pra nuk do të ishte krejtësisht e jashtëzakonshme”, ka deklaruar ajo të enjten për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet ka theksuar se s'ka parashikim specifik, por ka përmendur se ky vit do të jetë “vit zgjedhor në tërë botën”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian do të organizojnë sivjet zgjedhje.
-
Kusari-Lila: Shanset për rrëzimin e Qeverisë kanë humbur, VV-ja sërish merr 50% të votave
-
Kusari-Lila: Çështje orësh që Kurti t’u dërgojë ftesë partive për takim
-
Kusari-Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë konstituimin e institucioneve
-
Kusari-Lila: Uroj që sot të ketë marrëveshje për presidentin
-
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhjen e presidentit