Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kusari-Lila kërkon vetëdijesim në shoqëri që fëmijët me autizëm të konsiderohen të barabartë

Sot u shënua Dita Botërore e Autizmit, e në Kosovë, kjo u shënua me marsh.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila në Interaktiv të KTV-së, foli për fëmijët me autizëm duke veçuar se në Kosovë, kjo kategori ka kushte të këqija.

“Për këta fëmijë duhet jo vetëm rikujtim, por ngritje e vetëdijes për gjithë shoqërinë që t’i konsiderojnë të barabartë. Më brengosëse është që trajtimet që bëhen për këtë kategori, pagesat bëhen nga vet prindërit. S’ka pasë deri sot kurrë mbledhje të procesit se sa fëmijë me autizëm janë në Kosovë. Nga 100 euro në muaj marrin secili fëmijë, ndërsa për trajtimet që u duhen, varësisht prej kategorisë, shkojnë deri 1 mijë euro në muaj”, tha ajo.

Përmendi edhe Raportin e sotëm të Bankës Botërore.

“Kemi të prezantuar se nga viti 2017 deri 2018 ka rritje të shpenzimeve. Kjo i bie që 100 milionë euro janë të ndara në buxhetin e vitit 2018. Me këtë shumë e cila shkon në lista të fryra, të keqpërdorura, e gjëra tjera, do të mund të trajtoheshin jo vetëm kjo kategori, po të gjitha ato kategori me nevoja të veçanta”, tha ajo.

Edhe Në Ditën Botërore të Autizmit me marsh kërkohen kushte më të mira për këtë kategori Arbëri Në Ditën Botërore të Autizmit me marsh kërkohen kushte më të mira për këtë kategori

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të 2017, Kuvendi i Kosovës, për një votë nuk e kaloi amendamentin që do ta obligonte Qeverinë e Kosovës të paguajë 100 psikologë dhe 50 asistentë, për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër shkollat publike. Në seancën e 22 dhjetorit 2017, 42 deputetë votuan kundër, ndërsa 41 të tjerë pro këtij amendamenti të iniciuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

“Është për turp që deputetët nuk e kanë përkrahur nismën e deputetes Arbërie Nagavci për mësues të veçantë për këta fëmijë”, tha Kusari-Lila.