Deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Dardan Sejdiu, të mbështetur nga 13 deputetë të tjerë, kanë dorëzuar në Kryesi të Kuvendit kërkesën për seancë plenare për formimin e Komisionit Hetimor në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i kësaj iniciative, sipas tyre, është për të parë se a është përmirësuar kapaciteti profesional i institucioneve publike nga emërimet për pozitat e larta në shërbimin civil, dhe se a janë zbatuar procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi për listën e miratuar të pozitave sipas memorandumit për të cilin janë pajtuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe.
“Përfundimisht, duhet shpërfaqur që mangësitë e mëdha në këto emërime dhe mungesa e vullnetit për reformë në administratën publike siç edhe vlerësohet nga BE-ja mund t’i kushtojë Kosovës humbjen e ndihmës direkte buxhetore në shumë prej 75 milionë euro shtetit tonë”, ka shkruar deputeti Sejdiu në Facebook, ku i ka bashkangjitur edhe kërkesën e tyre.
{gallery}
-
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në Speciale
-
Të enjten seancë plenare, Kusari-Lila: S’ka kohë për komisione të reja hetimore
-
Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë, pushteti thotë se s’ka nismë serioze
-
S’ka kuorum për votim për ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë
-
VV-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Paga