Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi presidenti serb tha se me urdhër të Kurtit është shkarkuar gjykatësja Liljana Stevanoviq.
Kurti ka shkruar në Twitter se Këshilli Gjyqësor në Kosovë funksionon si i pavarur, e se nuk e di si funksionon ai në Serbi. Ndoshta, ka thënë ai, presidenti serb suspendon e largon gjyqtarët e prokurorët.
“Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo nuk ndodh në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviq. Ne jemi shteti më demokratik nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, plotësisht të lidhur me BE-në dhe NATO-n”, shkroi ai.
Vuçiqi të enjten ka thënë se Kurti “ka vendosur ta sulmojë Serbinë”.
"Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Liljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”, ka thënë Vuçiqi, në një adresim përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, të enjten.
Edhe
Vuçiqi: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë
“Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”.
-
Kurti i reagon gjyqësorit: Po del shumë efikas për vetveten
-
Vuçiq: E qartë që Kurti ka përkrahjen e dikujt, Kosova është “fëmijë” i Perëndimit
-
Kurti u drejtohet serbëve të Kosovës: Mos u ndikoni nga regjimi autoritar në Beograd
-
IPK-ja inicion procedurë ndaj komandantëve serbë të Policisë së Kosovës që u takuan me Vuçiqin