Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi ndaj mandatarit Avdullah Hoti.
Sipas tij, qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë.
Megjithatë, sipas Kurtit, është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës.
“Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19, njofton Kurti, raporton KOHA.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit
-
Kurti do të pranojë vendimin e Kushtetueses nëse ai do të jetë vetëm interpretim
-
Hoti nesër s’bëhet kryeministër, Kushtetuesja pezullon dekretin e Thaçit
-
Murati: Vendimi i GJK-së, në funksion të stabilitetit politik
-
Osmani për vendimin e GJK-së: Në përputhje me interesin e publikut