Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti udhëton për në Francë, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Francë, ku do të enjten (9 nëntor) do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, që organizohet në Paris, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Ndërsa, të shtunën më 11 nëntor, sipas Zyrës, Kurti do të jetë pjesëmarrës në diskutimin “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

Janë paralajmëruar edhe takime të tjera atje.