Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se me qeverinë e re vendi duhet të ketë edhe një president të ri.
Duke folur në lidhje me presidentin Hashim Thaçi, Kurti ka thënë se ai duhet të japë dorëheqje, në të kundërtën ka thënë se mund të shkarkohet, transmeton KTV.
Në emisionin “Open” në Top-Chennel ai ka thënë se për pjesëmarrjen në takimin e Durrësit, duhet ta pyesë kabinetin e ri qeveritar, si edhe biznesin.
Kurti ka thënë edhe një herë se ai, personalisht, është kundër Mini-Shengenit Ballkanik.
Kurti i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se marshimi i paralajmëruar nga Vetëvendosja për 28 nëntor në Tiranë, është lajthitje.
“Të bësh aktivitete publike për bashkim, kjo është gati detyrë”, ka thënë Kurti.
-
Kurti fton Thaçin të japë dorëheqje
-
Kurti sfidon Thaçin: Jep dorëheqje e eja në fushatë
-
Kurti: Dëshirojmë të merremi vesh për një president konsensual
-
Kurti: Kosova për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re
-
Kurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm