Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti kërkon nga Bosnje e Hercegovina zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe anëtarin Denis Beçiroviq. Në këtë takim Kurti ka theksuar nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, përfshirë atë për lëvizjen e lirë me letërnjoftime.

Takimi është zhvilluar në Francë, ku kryeministri po qëndron në kuadër të Forumit të Paqes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë takim ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit.

“Tema qendrore të bisedës ishin Procesi i Berlinit, përkatësisht marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tij dhe përfitimet dhe domosdoshmëria e zbatimit të plotë të tyre, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe zhvillimet në rajon. Theks të veçantë nga ana e Kryeministrit Kurti iu dha nevojës për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit të kaluar, e cila ende nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina”, thuhet në njoftim

Gjithashtu në takim thuhet se është folur edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka bërë hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje. Kryeministri Kurti ka qenë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

“Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën ‘Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt’, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime”, është thënë në njoftim.