Gjatë ditës së sotme kryeministri Albin Kurti ka takuar ndaras ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu dhe ambasadorin hungarez, Laszlo Markusz.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti, bashkë me ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, takuan ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu dhe këshilltarin e tij, Senad Saboviq.
Nga takimi u kuptua që gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin është e madhe dhe se edhe Qeveria e Kosovës por edhe OSBE-ja janë të gatshme të intensifikojnë punën në tema jetike për jetën e qytetarëve.
Tutje thuhet se Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin, Haki Abazi, takuan sot ambasadorin hungarez, Laszlo Markusz, i cili ishte i shoqëruar nga Krisztina Szabo, atashe ekonomike dhe Dafina Arapi.
Fokusi i këtij takimi përveç marrëdhënieve bilaterale dhe miqësore në mes të dy vendeve tona ishte si dhe ai i zhvillimit.
Të dy palët u dakorduan që takimet t’i vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe kështu ta rrisin bashkëpunimin.

-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë, thelbësor për integrimin evropian
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së