Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka treguar se ka takuar sot në Prishtinë, kryetarin e Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq.
“Diskutuam për raportet midis Kosovës e Serbisë, zhvillimet politike dhe gjendjet socio-ekonomike në vendet tona, situatën në rajon dhe sfidat e integrimit evropian. Biseduam edhe për të kaluarën, për lëvizjet studentore, luftërat në ish Jugosllavi dhe plagët e hapura në Ballkan”, ka treguar Kurti.
Kurti ka thënë se Çedomir Jovanoviq ka luajtur rol vendimtar në dërgimin e Milosheviqit në Hagë, si dhe në arrestimin fillestar të Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti dhe Jovanoviq flasin për raportet mes Kosovës dhe Serbisë
-
Kurti takohet me Milanoviqin: Ndërkombëtarët duhet ta dënojnë sjelljen e Serbisë
-
Kurti: Me Lajçakun diskutuam për nevojën për dinamizim të dialogut me Serbinë
-
S’ka përparim në dialog, Kurti: Vuçiqi nuk distancohet nga Millosheviqi e as nga Putini
-
Kurti takohet me Ali Ahmetin, diskutojnë edhe për dialogun