Kryeministri Albin Kurti u takua me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Ivan Korçok, në forumin “GLOBSEC 2022” të shtunën. Kërkesa kryesore e Kurtit drejtuar Korçokut ishte që Sllovakia ta njohë Kosovën si shtet.
Përveç njohjes, Kurti përmes Twitterit bëri të ditur se me Korçokun diskutoi edhe për përafrimin e vendeve me të gjitha demokracitë e tjera për sanksionimin e pushtimit rus.
“Shkëmbim informacionin me ministrin e Jashtëm sllovak Ivan Korçok në GLOBSEC 2022. Theksova nevojën që Sllovakia t'i bashkohet shumicës dërrmuese të vendeve të BE-së dhe NATO-s në njohjen e Kosovës”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti po qëndron në Bratislavë që nga dita e premte, ku po merr pjesë në forumin “GLOBSEC 2022”.
Informative exchange with FM of ?? @IvanKorcok at #GLOBSEC2022. We discussed our countries alignment w/ all other democracies on sanctioning Russian invasion of ??.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 3, 2022
I emphasised the need for Slovakia to join the vast majority of EU and NATO countries in recognizing Kosova. pic.twitter.com/EpYKaRFL7B
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Kurti me tre ministra udhëtojnë për në Kroaci
-
Kurti nisi takimet në Bosnjë
-
Kurti pas takimit me Lajçakun: Mbetemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë