Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, dhe koloneli i FSK-së, Hamdi Pollomi priti në takimi katër kadetët e Forcës së Sigurisë Kosovës, Alma Kololli, Blend Spahiu, Diogjena Rrudhani dhe Endi Sherifi, që janë duke ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në takimin që u mbajt pikërisht në Ditën e Flamurit, kryeministri Kurti ua uroi këtë festë të rëndësishme për kombin tonë katër kadetëve të pranishëm.
Ai i inkurajoi që të përfitojnë sa më shumë prej Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe nga ndërveprimet me ushtarakët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Krahas dijes dhe përvojave, lidhjet personale që krijohen me ushtarakët e Shqipërisë janë po aq të rëndësishme. Ura që ndërtohet përmes juve është tejet e vlefshme, u shpreh Kryeministrit Kurti.
Ky është brezi i parë i kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që për 3 vjet do të ndjekë studimet në këtë akademi.
Kadetët u shprehën se për ta është krenari që të përfaqësojnë Kosovën në këtë institucion të rëndësishëm, kurse nder që të takohen me kryeministrin Kurti në këtë datë të sotme.
-
Kurti premton ngritje të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë
-
Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së
-
Kurti mirëpret Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë, ritheksojnë zgjerimin e bashkëpunimit
-
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
-
Osmani për nëntogerët e rinj: Jeni besimi që Kosova do të jetë në duar të sigurta