Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti premton ngritje të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë

Pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë, janë pritur sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, më 9 gusht, me urdhër operacional, ata kishin zbarkuar në Shqipëri si pjesë e kontingjentit të përbërë nga tri skuadra të zjarrfikësve dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare, si dhe një ekip të Kompanisë për Operacione me Civil.

“Gatishmëria, kontributi dhe angazhimi i juaj meriton vlerësimin dhe mirënjohjen më të lartë nga të gjithë ne, tha Kryeministri Kurti në takim. Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës i qëndron pranë zotimit të saj për të dhënë vëmendjen e merituar Forcës së Sigurisë, duke i ngritur kapacitetet profesionale në shërbim të misionit të saj”, thuhet në njoftim.

Përkushtimi shumëvjeçar i Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance) në strukturimin dhe formësimin e institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes, u vlerësua lartë në takimin e sotëm mes Kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të ISG-së.

Siç bëhet e ditur Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, Ministria e Mbrojtjes do të mbetet prioritet i Qeverisë edhe në vitet pasuese.

Edhe Kurti dhe Jashari flasin për sigurinë në vend Arbëri Kurti dhe Jashari flasin për sigurinë në vend

“Në takim u bisedua për rëndësinë e përvojës së fituar nga bashkëzbarkimet e FSK-së dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere. U ritheksua përcaktimi i Kosovës në rrugën e NATO-s, me forcë moderne të mirëtrajnuar dhe të ndërveprueshme me shtetet anëtare të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Instituti për Qeverisjen në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG) ka përkrahur për një dekadë Ministrinë e Mbrojtjes në aspektin strategjik.