Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar sot me përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë - Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grøndahl, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë.
Në një komunikatë nga VV thuhet se Arne Sannes Bjørnstad e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi.
“Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale”, thuhet në njoftim.
Ndërsa sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Kurti ka thënë se duhet të nxjerrin mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid.
-
Kurti takon përfaqësuesin special të Norvegjisë, diskutojnë edhe për dialogun
-
Kurti pret përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, flasin për dialogun
-
Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë
-
Norvegjia e gatshme të ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë
-
Kurti i thotë Abbottit se s’duhet të ketë nguti për dialogun me Serbinë