Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti sqaron se çfarë kishte thënë për raportin e Vetëvendosjes me PDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është përgjigjur një nga akuzat publike që i ishte adresuar për fleksibilitetin e tij për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kurti tregoi se çfarë ishte diskutuar në brendësi të LVV-së lidhur me marrëdhëniet e kësaj partie me PDK-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për mua, Kosova është shtet i kapur dhe kapja është e bërë nga udhëheqja e një partie. Kjo nuk do të thotë tash që secili anëtar në PDK është sikurse Veseli. Por, analiza ime është kjo, partitë politike nuk duhet t’i vlerësojmë vetëm a janë në pozitë apo opozitë, se ka parti edhe në opozitë që s’janë të mira”, tha Kurti, raporton Kallxo.com.

Ai po ashtu foli lidhur me qëndrimet e tij për Lidhjen Demokratike të Kosovës krahas PDK-së.

“PDK-ja me Veselin Kryetar dhe me parullën ‘Familja, Prona, Shteti’, që nuk është as parullë e djathtë, është ekstremi i djathtë. Ajo që kam kërkuar unë është që LVV të dalë subjekti i parë dhe të mos themi që janë të mirë dhe të këqij as LDK-ja as PDK-ja. Pra të mos mendojmë që PDK-ja qenka djalli e LDK-ja qenka engjëlli”, tha Kurti.

Në këtë intervistë, Kurti flet edhe lidhur me pakënaqësitë e shfaqura brenda partisë që e udhëheq si dhe adreson sharjet, dorëheqjet dhe linçimet të cilat janë bërë diskutime publike nga kjo parti që nga fundi i vitit të kaluar.


Kryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje ‘ka hapur zemrën’, për të treguar disa nga detajet e pa dëgjuara më parë lidhur me problemet brenda kësaj partie.

Në një intervistë për “Jeta në Kosovë”, Kurti tha se ai kishte nisur t’i diskutojë problemet organizative brenda Lëvizjes që nga viti 2015.

“Në vitin 2014 kishim një përvojë të re të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ajo ishte bashkëpunimi me partitë e tjera për herë të parë…asokohe me LDK-në, AAK-në dhe Nismën. Pas protestave për Jabllanoviqin, kishte disa muaj që konsiderova se është më mirë që unë të kthehem në organizatë, të punoj në teren më shumë dhe Visar Ymeri i cili kishte kryer aq mirë punën e grupit parlamentar të LVV-së.. të bëhej Kryetar i LVV-së”, tha Kurti.

Ai tha se problemet e VV-së sipas tij kanë të bëjnë me mungesën e organizimit dhe gjithëpërfshirës.

“Kam konstatuar me keqardhje se në Vetëvendosje e kemi të elaboruar gjerë e gjatë konceptin dhe diskursin tonë politik mirëpo jo teorinë dhe praktikën organizative. U përpoqa duke diskutuar me të tjerët, kemi pasur mospajtime, kemi pasur dallime por ka pasur edhe një lloj rezistence që të hapet kjo çështje në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Kurti.

Në këtë intervistë, Kurti flet lidhur me pakënaqësitë e shfaqura brenda partisë që e udhëheq si dhe adreson sharjet, dorëheqjet dhe linçimet të cilat janë bërë diskutime publike nga kjo parti që nga fundi i vitit të kaluar.