Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me krerët e partive opozitare për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Që të tre liderët e partive opozitare në Kosovë, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit.
Takimi është raportuar se do të ndodh në orën 8:00 të mëngjesit.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, i ka thënë KOHËS se Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti.
“Po, kryetari Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti”, ka thënë shkurtimisht ajo.
Edhe PDK-ja dje përmes një letre publike ka shprehur gatishmërinë e saj për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë, rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit.
Edhe
Situata në veri, Kurti fton opozitën në takim
Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky takim është thirrur pas tensionimit të situatës në veri të vendit me vendimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës që të largohen nga to.