Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti solidarizohet me Pakistanin për përmbytjet shkatërruese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se solidarizohet me popullin e Pakistanit që po përballet me përmbytje shkatërruese.

Kurti shkroi në Twitter të hënën se Qeveria e Kosovës dhe populli kosovar luten për popullin e Pakistanit, derisa përmbytjet i quajti pikëlluese.

“Ndërsa reshjet e monsunike vazhdojnë në Pakistan, ne po marrim me pikëllim të madh lajmin e përmbytjeve shkatërruese. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për popullin e Pakistanit, duke u përballur me fatkeqësinë e tij më të rëndë natyrore në dekada”, deklaroi Kurti.

Pakistani tash e disa ditë po përballet me përmbytje të rënda. Mijëra persona kanë vdekur, e shumë të tjerë janë lënduar.

Qeveria pakistaneze ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare, derisa kjo katastrofë natyrore po cilësohet më e madhja ndonjëherë.