Kryeministri Albin Kurti e ka shtyrë pjesëmarrjen në Forumin e Bratislavës të quajtur GLOBSEC.
Kështu ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se Kurti e ka shtyrë pjesëmarrjen për shkak të zhvillimeve në vend.
Ndonëse Kryeziu ka deklaruar se nuk është definitive nëse ai do të marrë pjesë në këtë forum.
“Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, ka thënë ai.
GLOBSEC ka filluar punimet më 29 maj dhe zgjatë tri ditë.
Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka anuluar pjesëmarrjen në këtë forum.