Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Bratislavë të mërkurën për të marrë pjesë në Forumin “Globsec 2023”.
Kurti do të flasë pas pak minutash, ku tema kryesore do të jetë “E ardhmja e Kosovës”.
Në Forum do të marrin pjesë 65 liderë nga e gjitha bota.
Shkaku i tensioneve në veri, Kurti e shtyu për një ditë udhëtimin në kryeqytetin sllovak. Por edhe pse tensionet po vazhdojnë edhe sot, kreu i ekzekutivit ka udhëtuar drejt Bratislavës.
Tensionet në veri kanë nisur që nga e premta, kur kryetarët shqiptarë ia mësyen objekteve komunal në komunat veriore.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje që të organizojë një takim ad-hoc mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Bratislavë.
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn
-
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Kurti në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
-
Kurti: Vonesat në zgjerim të BE-së krijojnë hapësirë për rreziqe