Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, Faton Klinaku dhe Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, Kurti ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me shoqatat e dala nga lufta, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe Shqipe Selimi, Enver Dugolli, Aziz Bici dhe Furtuna Sheremeti, është biseduar rreth ngjarjeve aktuale në vend me fokus në amandamentimet e nevojshme legjislative, dhe për tema të rëndësishme që lidhen me statusin dhe gjendjen e veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare dhe familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
-
Kurti flet me përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë për mundësitë e dokumentimit të torturave
-
OVL e UÇK-së: Qeveria po shkel mbi gjymtyrët e invalidëve dhe gjakun e dëshmorëve
-
Përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta shprehin pakënaqësitë ndaj Qeverisë
-
Kurti: Duhet bashkëbisedim dhe konstruktivitet që të gjendet zgjidhja për veteranët