Ciklin e diskutimeve Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka vazhduar të hënën me përfaqësues të kategorive të dala nga lufta. Gjatë diskutimit rreth njëorësh, pjesëmarrësit shprehën pakënaqësi lidhur me situatën në të cilën gjenden këto kategori, derisa u kritika qeveria e drejtua nga Albin Kurti për qasjen ndaj tyre
Kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti e qeverisë që ai drejton kanë adresuar pjesëtarët e organizatave të dala nga lufta.
Në takimin që të hënën mbajtën me deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata kërkuan që kërkesat e tyre të shtrohen në Kuvend.
Përfaqësues të organizatave u ankuan për përjashtimin e tyre nga Ligji për Pagën Minimale.
“Sot ka ardhë një qeveri e cila luan, bon hajgare me kategoritë e luftës. Ka ardhë një qeveri që pagën minimale që është dasht, jo pagën miniamel me ja dhanë veteranit të luftës, por është dasht me kanë edhe dy herë më e madhe se paga minimale. Jo me lanë në këtë gjendje”, ka deklaruar Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës.
Ndërsa, Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së, u shpreh se po kërkojnë një mirëqenie sociale.
Edhe
Haradinaj: Qeveria Kurti ka bërë çdo gjë që s’është dashur për përmirësim të tregut të punës
“Na nuk po lypim as ma shumë as ma pak veç një mirëqenie sociale me pas ma të mirë veterani, invalidi dhe familjarët e dëshmorëve”.
Pjesë e tryezës së organizuar nga AAK-ja ishte edhe përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Qerkini.
Ai kërkoi që shoqatat e dala nga lufta të bëhen bashkë e të kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre.
“Hajde të bohemi bashkë e të ju thojmë atyne që na kanë stagnu e me ju thanë zotni nuk mundesh mo me dal para opinionit me këto, tash po thonë…me I rrejt popullin nesër ske me mujt me rrejt. Por edhe sot janë tepru, për shkak se asnjë sen që e kanë premtu nuk është realizu”, ka thënë ai.
Edhe
Haradinaj: Ikja e Qeverisë nga përgjegjësia solli sanksionet
E, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria ua ka ngulur thikën pas shpine dy vlerave: besimit të SHBA-së e sakrificës të bërë për liri. Haradinaj kritikoi Kurtin edhe për deklarimet e tij për listat e veteranëve.
“Para jush është duke fol një veteran I vërtetë. Unë kam emër mbiemer. Jam Ramush Hilmi Haradinaj. Jam veteran I vërtetë. Nuk jam Albin Kurti që prej kafeve që i ka pi me serbë atëherë ka shku në zyre te Demacit e prej aty me duarë lidhë në Beograd dhe nuk jamë Mimoza Kusari që nuk e di ku ka nejt në luftë… nuk jam Mimoza Kusari, e unë e di a janë kanë veteran të rrejshëm apo të vërtetë”, është shprehur Haradinaj
Më herët, AAK-ja ka organizuar tryeza diskutimi edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, mediave e sindikatave.