Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashkuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kanë udhëtuar të premten për në Berlin të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti e Çeku do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
“Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq të dielën, siç thotë njoftimi, do të takohen me pjesëtarë të mërgatës sonë në Gjermani.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti niset drejt Gjermanisë për Konferencën e Sigurisë
-
Kurti udhëton drejt Britanisë së Madhe, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
-
Kurti në Francë për takim me Macronin