Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Serbia preferon territorin e të tjerëve, pa të tjerët në të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se synimi i Kosovës është që të forcohet e të bëhet anëtare e NATO-s dhe të kontribuojë në promovimin e vlerave demokratike e paqes nëpër botë.

Kurti ka thënë se këtë vit buxheti për mbrojtje është rritur në 102 milionë euro, ndërsa synimi është që së shpejti të arrihet në 2 për qind të bruto produktit vendor buxheti për mbrojtje.

Ai ka folur për bashkëpunimin me partnerët, si në strehimin e refugjatëve nga Afganistani, por edhe në misione të FSK-së jashtë vendit.

Ndërkohë në pyetjen nëse Serbia po synon ta imponojë mënyrën e vetë të jetesës, Kurti ka thënë se mendon se është e kundërta.

“Serbia preferon territorin e të tjerëve, por pa të tjerët në të. Nuk kemi të bëjmë me mënyrë jetese, e çështje kulturore apo fetare. Por, me ide tipike ekspansioniste të dominimit të këtij rajoni të Evropës. Natyrisht duke llogaritur këtu ndihmën e Rusisë”, ka thënë Kurti.

Edhe Kurti: Ballkani Perëndimor stabilizohet vetëm kur të zbehet ndikimi rus Arbëri Kurti: Ballkani Perëndimor stabilizohet vetëm kur të zbehet ndikimi rus

Ai ka përmendur lidhjen e ngushtë të Serbisë me Rusinë, si dhe bazat që Serbia i ka në kufi me Kosovën.

Kurti ka thënë se Kosova ndonëse nuk është në NATO, e ka NATO-n pjesë të saj.

Kurti është pyetur edhe për liberalizimin e vizave, ai ka thënë se është çështje që është vonuar për shkak të hezitimit të disa shteteve anëtare, porse Kosova ka plotësuar 95 kritere, mbi 2.5 herë më tepër kritere sesa vendet e tjera të rajonit.

“Ne nuk kemi alternativa tjera, pos BE-së dhe NATO-s”, ka jthënë Kurti, që ka thënë se liberalizimi i vizave është çështje që duhet miratuar në një të ardhme shumë të afërt.

Edhe Kurti: Serbia mbështetet edhe pse mbron terroristët ndërsa Kosova mbetet nën masa LAJMET E MBRËMJES Kurti: Serbia mbështetet edhe pse mbron terroristët ndërsa Kosova mbetet nën masa

Ai po ashtu ka thënë se është në përfitim të BE-së inkuadrimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

{gallery}