Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet sot nëse partia e tij do të dërgojë mandatarin për kryeministër te presidentja, por ai u përgjigj shkurt, duke thënë se të dielën kanë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm.
“Kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të dielën”, tha Kurti, raporton EO.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi këto deklarata i bëri në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025.
Ndonëse partitë parlamentare shqiptare e kanë kontestuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, asnjëra nuk ka parashtruar ankesë në Kushtetuese. Kjo Gjykatë në procedurë e ka vetëm një ankesë të Listës Serbe.
Në shoqërinë civile i kanë kërkuar presidentes që t’i drejtohet për sqarime Gjykatës para se t’ia propozojë Kuvendit emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.
Vlerësohet se edhe me ankesën e Listës Serbe, Gjykata ka bazë të mjaftueshme për t’i dhënë vlerësim kushtetues konstituimit të Kuvendit
LEXO EDHE: