Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti publikon dëshmi nga ku u kidnapuan policët, thotë se ishin brenda territorit

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar foto si dëshmi nga vendi ku janë kidnapuar tre policët të mërkurën në veri, duke thënë se ata ishin brenda territorit të Kosovës.

Ndërkombëtarët edhe pse kanë bërë thirrje që të lirohen tre policët, kanë hezituar ta quajnë kidnapim. Kanë thënë se presin provat nga KFOR-i nëse ishin brenda territorit të Kosovës.

Kurti ka thënë se janë në të drejtën e tyre dhe këtë e dëshmojnë fotot e publikuara.

“Në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku. Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët. Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës. Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka kërkuar nga ndërkombëtarët që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet, sipas tij, edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999.

Edhe Kurti: Përkundër gëzimit, shkelja e rëndë e Serbisë duhet qortuar Arbëri Kurti: Përkundër gëzimit, shkelja e rëndë e Serbisë duhet qortuar

“Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999. Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë sonë, thellë në brendi të territorit të Republikës”, ka shkruar Kurti.