Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se njohja e Kosovës nga Serbia do t’i ndihmonte Beogradit të integrohej në Bashkimin Evropian. Ai kërkoi që presioni ndërkombëtar t’i bëhet Serbisë, duke përmendur se Beogradi po kërkon kthim prapa në kohë.
“Pengesa jonë më e madhe është këmbëngulja dhe kërkesa e Beogradit për një makinë kohe. Ata duan të kthehen në kohë dhe kjo nuk është e mundur. Kosova është vend i pavarur dhe do të jetë më mirë që edhe Serbia ta njohë Kosovën”, tha Kurti të mërkurën në një intervistë për “AFP”.
Për kërkesën për ta themeluar Asociacionin e komunave serbe, Kurti tha se Kosova nuk mund as të shantazhohet e as të frikësohet, derisa kërkoi trajtim të drejtë, barazi dhe njohje reciproke.
“Nuk është e drejtë që të bësh presion mbi vendin më pro-evropian, pro-amerikan dhe demokratik në Ballkanin Perëndimor. Presioni duhet të bëhet mbi Beogradin”, u shpreh Kurti.
Kryeministri Kurti ka insistuar se është kundër Asociacionit njëetnik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se themelimi i Asociacionit është kusht dhe se ai nuk do të përmbajë kompetenca ekzekutive.
Edhe
Kurti kërkon që Perëndimi të mos bëjë presion për Asociacionin
Nëpërmjet një vështrimi, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, thanë se zotimi i Kosovës për ta krijuar Asociacionin “nuk e cenon Kushtetutën e saj, as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj”.
-
Një vit e gjysmë më parë Kurti u vetofrua ta hartojë draftstatutin, tash e konsideron imponim për komunat
-
Kurti bën thirrje për presion mbi Beogradin që t’i largojë bazat ushtarake nga kufiri
-
Kurti: Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë
-
Kryeministri Kurti kërkon t’i bëhet presion Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjeve