Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë vit pret që të ketë më shumë rezultate në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili shënon edhe 10 vjetorin e tij.
Kështu është shprehur ai në takimin e zhvilluar të martën me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Kurti nëpërmjet një postimi në platformën X, ka shtuar se temë e diskutimit në takimin e sotëm ka qenë integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit.
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe bashkëpunimi rajonal e integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Derisa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij këtë vit, ne presim me padurim më shumë rezultate”, ka shkruar Kurti.
-
Kurti takohet me Sarrazinin, bisedojnë për marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit
-
Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara: Kosova anëtare proaktive në Procesin e Berlinit
-
Kurti pritet nga Scholzi: Pres me padurim rezultatet nga samiti i Procesi i Berlinit
-
Kurti-Sarrazinit: Kur në rajon shtyheshin platforma paralele, Kosova u angazhua plotësisht në Procesin e Berlinit
-
Kurti e Osmani çmojnë rëndësinë e Procesit të Berlinit