Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti premton reformë të plotë pensionale

Pas miratimit të Ligjit për skemat pensionale, kryeministri Albin Kurti ka premtuar reformë të plotë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Qeveria mbetet e përkushtuar për krijimin e një sistemi pensional të barabartë për të gjithë dhe ngritje të mirëqenies sociale.

“Hapi tjetër do të jetë reforma e plotë pensionale së bashku me reformën sociale, për të cilat kemi filluar punën. Shumë shpejt do t'i dërgojmë në Kuvend këto projektligje për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore”, ka shkruar ai.

Të enjten në mbrëmje, Kuvendi e ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili do t’ua njohë mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontributpagues.

Projektligj u miratua në lexim të dytë me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.