Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, është përfshirë në debatin e ashpër mes Kadri Veseli e Albin Kurtit, sot në Kuvend.
“Flamuri kombëtar është simboli më i shenjtë i historisë tonë të lavdishme dhe nuk është e lavdishme që ai të përdoret si kartëmonedhë politike. Albin Kurti e ka trajtuar gjithmonë si të tillë flamurin, duke manipuluar me ndjenjat e qytetarëve. Flamuri mbrohet deri në flijim kur është në rrezik, kurse në liri dashuria dhe respekti për të manifestohet me angazhim dhe përkushtim ndaj interesave të vendit”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, “Albin Kurti kishte ikur nga flamuri kombëtar kur duhej ta mbronte atë, ndërsa tani e mban në xhep për ta përdorur sa herë t'i duhet për kalkulimet e tij politike”.
“Albin Kurti kishte refuzuar të merrte armën për ta mbrojtur vendin dhe flamurin, ndërsa sot krekoset paturpësisht, duke keqpërdorur procesin politik nëpër të cilin po kalojmë. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe të zgjedhurit e popullit, sidomos ata që po e keqpërdorin flamurin kombëtar për spektakël mediatik, duhet ta dinë se Republika e Kosovës nuk është themeluar për inat të të tjerëve, siç ka thënë Babai im”, ka thenë Hoti.
-
Hoti: Emri im në rastin e presidentit ishte përpjekje për të tejkaluar ngërçin politik
-
Hoti i PDK-së qorton Hotin e LDK-së “si nuk skuqesh kur flisni para Veselit për luftën?”
-
Kurti: I pranojmë simbolet shtetërore në institucione
-
Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti synon të jetë zë i fuqishëm i rinisë kosovare
-
Kurti “harron” kohën kur VV s’i njihte simbolet e shtetit të Kosovës