Albin Kurti, i nominuar për kryeministër në radhët e LVV-së, në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se i pranon simbolet shtetërore të Kosovës dhe se do t’i respektojë ato si simbole të institucioneve.
“Ne i pranojmë ato si simbole të institucione por besojmë që populli i Kosovës dhe historia janë më shumë se aq. Nuk janë flamuj që valojnë por si të tillë i tolerojmë e i pranojmë”, ka thënë ai.
Simboli me zemër i Vetëvendosjes zë vendin e flamurit shtetëror në setrën e kandidatit për kryeministër të Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai këtë thotë se e ka bërë vetëm për shkak të fushatës që të tregojë simbolin “me zemër” që po përdoret si slogan i VV-së në fushatën zgjedhore.
“Ndoshta herën e ardhshme do ta kem numrin 35”, thotë Kurti duke thënë se nuk është i qëllimshëm apo ndryshim qëndrimesh ndërrimi i flamurit shtetëror me simbolin e kësaj fushate.
-
Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar
-
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera