Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.
Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.
“Unë nuk ndihem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.
Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.
“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.