Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, kanë kërcënuar hapur me kthim të ushtrisë së Serbisë në Kosovë.
Kurti ka thënë se Kosova nuk do konflikt dhe është për paqe e dialog. Porse, ai ka thënë se Kosova do ta mbrojë veten me forcë dhe vendosmëri nëse kërcënohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti ndërkohë ka thënë se po punohet me KFOR-in që sa më shpejt dhe në mënyrë paqësore të largohen barrikadat në veri.
“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar me agresion ushtarak, duke kërkuar që të kthehet ushtria serbe në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por, të jem i qartë: Republika e Kosovës do ta mbrojë veten – me forcë dhe vendosmëri. Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe shtyrjen e zgjedhjeve, bandat kriminale në veri nuk kanë as pretekstin më të vogël për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me KFOR-in, ne po punojmë të adresojmë këtë situatë shpejt dhe në mënyrë paqësore”, ka shkruar Kurti në Twitter.
With the license plates issue resolved and elections delayed, criminal gangs in the north of Kosova lack even the flimsiest pretext for barricades & violent attacks on Kosova Police. In cooperation with @NATO_KFOR, we are working to address the situation quickly & peacefully.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 11, 2022