Konferenca e jashtëzakonshme e kryeministrit Albin Kurti e ka zënë në befasi edhe partnerin e koalicionit, LDK-në.
Burime të afërta me këtë parti i kanë thënë KTV-së, se kjo parti e ka kuptuar planin e Kurtit në kohën e konferencës, sikurse edhe opinioni publik.
Zyrtarët e LDK-së janë në konsultime mes vete, për të dhënë përgjigjen e duhur për propozimin e kryeministrit. Por, publikisht disa individë kanë dalë me qëndrime të ndryshme.
Zv/kryeministri Hoti ka thënë se me këto kushte, LDK-ja nuk e voton pezullimin e taksës, e nënkryetari, Lutfi Haziri e ka përkrahur parimisht hapin e Kurtit.
Qëndrimin përfundimtar, siç merr vesh KTV-ja, pritet ta bëj publik në rrjete sociale, kryetari i partisë, Isa Mustafa.
-
Hoti: Me VV-në kemi dallime për taksën, do t’i përafrojmë qëndrimet
-
Takohen Mustafa dhe Kurti, shkak taksa 100 për qind
-
Haziri: Ka me iu dalë tymi atyre që LDK-së iu largohen nga bashkëpunimi
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti planifikon takimin me liderët opozitarë, jo të gjithë i shkojnë